Tahiri: Me 7 qershor do të kemi rezultat që i mundëson PDK-së dhe partive të tjera opozitare ta formojnë qeverinë

featured
Press Online
29 Maj 2026, 00:01

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se si parti politike kanë shtrirje në të gjithë territorin e Kosovës, pavarësisht se vota për nivel qendror dallon nga ajo në nivel lokal dhe se për këto diskrepanca, PDK ka analizuar dhe tashmë ka mekanizmin e duhur se si ta rrisë votën.

“Kemi edhe mënyrën se si ta rrisim votën. Lista e PDK-së është në atë drejtim që të ketë gjithëpërfshirje, edhe në kuptim horizontal edhe në kuptim gjeografik që të maksimalizohet vota, por edhe në aspektin intelektual, në aspektin e vlerave që ata i përfaqësojnë”.

Ai ka thënë se është optimist që do ta rrisin votën për PDK-në.

“Jam optimist, duke e pa angazhimin, duke e pa entuziazmin e strukturave të PDK-së do të rritet vota edhe në qytetin e Ferizajt, edhe në qytetin e Prizrenit, edhe në Mitrovicë, edhe në Prishtinë, edhe në Podujevë. Është një energji shumë e madhe, edhe në Shtime, edhe në Viti dhe Gjilan. Pres që me datën 7 qershor do t’i kemi mbi 200 mijë vota”, ka thënë ai.

“Do të jetë një rezultat i cili PDK-së do t’i mundësojë, bashkë me subjektet e tjera opozitare, ta formojë qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës”, ka thënë Tahiri.

https://www.youtube.com/watch?v=gCoH7f35pTk

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter