Gashi i LDK-së nis fushatën: Sot po fillojmë rilindjen e besimit në Kosovë

featured
Press Online
29 Maj 2026, 00:43

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Arben Gashi ka nisur zyrtarisht fushatën e tij elektorale me një mesazh të fokusuar te rikthimi i besimit të qytetarëve në institucione dhe shtet.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se kjo fushatë nuk përfaqëson vetëm një garë politike, por “rilindjen e besimit” për një Kosovë me më shumë dinjitet, zhvillim dhe siguri.

“Sot nuk po fillojmë vetëm një fushatë. Sot po fillojmë rilindjen e besimit”, ka shkruar ai.

Gashi ka theksuar se beson në një Kosovë të fortë ekonomikisht, me vende pune, sundim të ligjit dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve. Ai po ashtu ka përmendur orientimin euroatlantik të vendit, duke e cilësuar Kosovën si aleate të përhershme të SHBA-ve dhe me synim anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Në mesazhin e tij, kandidati i LDK-së ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e 7 qershorit, duke premtuar përfaqësim të denjë dhe angazhim për zhvillimin e vendit.

“Besimi juaj në mua — Arben Gashi 28 — është obligimi im për përfaqësim të denjë dhe për Kosovën që ecën përpara”, ka shkruar Gashi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter