Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për kanosje në Prishtinë

featured
Press Online
28 Maj 2026, 14:25

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj I.I., nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se më 19 maj 2026, në Prishtinë, ka kanosur seriozisht të dëmtuarin B.B.

Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i pandehuri ndodhet në masën e paraburgimit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter