Vazhdon rritja e çmimeve në industrinë e Maqedonisë

featured
Press Online
28 Maj 2026, 14:22

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, çmimet e shitjes së prodhuesve industrialë, në total, në prill 2026 krahasuar me muajin paraprak u rritën me 0.6%.

Çmimet e shitjes së prodhuesve industrialë, në total (në tregjet vendase dhe të jashtme), në prill 2026 krahasuar me muajin paraprak u rritën në sektorin e Prodhimit me 0.7% dhe në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 0.8%, u ulën në sektorin e Minierave dhe guroreve me 2.5%, dhe në sektorin e Furnizimit me ujë; largimit të ujit, menaxhimit të mbeturinave dhe aktiviteteve të sanimit mjedisor mbetën të pandryshuara.

Në prill 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve industrialë.

Në total, u rritën në sektorin e Minierave dhe guroreve me 14.9%, në sektorin e Prodhimit me 4.4%, në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 10.5% dhe në sektorin e Furnizimit me ujë; largimit të ujit, menaxhimit të mbeturinave dhe aktiviteteve të sanimit mjedisor me 6.4%.

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter