Maran: Ivan Balliu më kërkoi kohë për të reflektuar!

featured
Press Online
28 Maj 2026, 11:30

Pasi publikoi listën me 27 futbollistët e ftuar për dy miqësoret e qershorit kundër Izraelit, më 3 qershor dhe Luksemburgut më 6 në “Air Albania”, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, sot doli para medieve për të sqaruar zgjedhjet e tij të para në aventurën e re me kuqezinjtë.

Për herë të parë me Kombëtaren grumbullohen portieri i Partizanit, Pano Qirko dhe mesfushori i Carrareses (në pronësi të Napolit), Luis Hasa. Nga grumbullimi i fundit i marsit (me trajner Sylvinhon), kanë mbetur jashtë emra si: Jasir Asani, Ivan Balliu, Elhan Kastrati dhe Mario Dajsinani.

Tekniku italian u ndal te lojtarët e grumbulluar, duke u shprehur se iu referua listës së madhe dhe duke shtuar se disa prej lojtarëve janë të dëmtuar.

Do të kisha dashur që lista të ishte pak më e gjatë, sepse kam dëshirë që të shoh të gjithë lojtarët. Janë dy ndeshje që do jenë themelore për ekipin.

I jam referuar edhe listës së madhe. Kam punuar që të kuptoj më mirë gjendjen e lojtarëve. Lojtarë të dëmtuar janë Strakosha, me të cilin kam folur në telefon, Dajsinani, Manaj, Muçi, Gripshi. Duhet të marrim maksimumin nga këta lojtarë, sepse janë ndeshje shumë të rëndësishme.

Gjatë punës time ka rastisur që lojtarët të shënojnë një rekord golash përgjatë sezonit. Kur arrin të shënosh, rezultatet janë më të favorshme. Kjo gjë mund të ndihmojë Armando Brojën, por edhe lojtarët e tjerë. Jam i bindur që me punën që do të bëjmë në fushë do të ndihmojmë sulmuesin, por edhe ekipin të arrijnë rezultate.

Kam folur me Ivan Balliun. Nuk e di ende nëse do të luante me Kombëtaren. Do të marrë kohën e tij. Ka bërë shumë mirë për Kombëtaren dhe ka të drejtën e tij të marrë kohën e duhur.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter