Nis fushata zgjedhore, Zemaj: Të garojmë me program e ide dhe ta çojmë Kosovën përpara

featured
Press Online
28 Maj 2026, 11:00

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka shënuar nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Në videomesazhin e tij në Facebook, Zemaj bëri thirrje që gara zgjedhore të zhvillohet me ide e program.

Zemaj rikujtoi se LDK në këto zgjedhje garon me numrin 113, ndërsa ai vetë mban numrin 17 në listën zgjedhore.

“Mirëmëngjesi qytetarë të vendit tim, mirëmwngjesi Kosovë. Sot edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e shtatë qershorit. Le të garojmë me program e ide, me bindje dhe dashuri për Republikën e Kosovës, ta ruajmë njëri-tjetrin dhe ta çojmë Kosovën përpara. LDK mban numrin 113, ndërsa unë si gjithmonë numrin 17. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e juaja. Na priftë e mbara”, ka deklaruar ai.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter