Një rast i kultivimit të dyshuar të narkotikëve është evidentuar në Rahovec, ku në një arë të mbjellë me patate janë gjetur bimë të dyshuara të llojit kanabis.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 maj 2026 rreth orës 09:00.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit kanë identifikuar gjithsej 100 bimë të dyshuara të llojit “Kanabis Sativa”.
Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar marrjen e mostrave për ekzaminim, ndërsa më pas bimët janë nxjerrë dhe shkatërruar.




