Pas divorcit me Angelina Jolie, Brad Pitt merr vendimin e rëndësishëm!

featured
Press Online
27 Maj 2026, 06:52

Pas viteve të vështira që pasuan ndarjen nga Angelina Jolie, Brad Pitt duket se ka ndryshuar plotësisht qëndrim ndaj martesës. Sipas mediave të huaja, aktori hollivudian nuk e konsideron më martesën si një hap që dëshiron të ndërmarrë në të ardhmen, edhe pse prej vitit 2022 është në një lidhje me dizenjatoren e bizhuterive Ines de Ramon. Burime pranë Pitt tregojnë se marrëdhënia mes tyre po shkon shumë mirë dhe se aktori ndihet i qetë pranë partneres së tij, por një dasmë nuk është pjesë e planeve të tyre.

“Ai është i lumtur me jetën që ka ndërtuar aktualisht dhe nuk ndjen nevojën të martohet sërish,” ka deklaruar një person pranë aktorit. Brad Pitt dhe Angelina Jolie i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2016, ndërsa procesi i gjatë ligjor mes tyre përfundoi vetëm në vitin 2024. Megjithatë, ish-çifti vazhdon ende përballjen në gjykatë për pronën e famshme Château Miraval në Francë.

Ndërkohë, raportet mes Pitt dhe fëmijëve të tij thuhet se janë ftohur ndjeshëm me kalimin e viteve. Mediat amerikane shkruajnë se aktori ka marrëdhënie të tensionuara me Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne. Burime pranë familjes flasin për një distancë të madhe emocionale, situatë që mendohet se e ka prekur shumë aktorin.

Pak kohë më parë, Brad Pitt mungoi edhe në ceremoninë e diplomimit të vajzës së tij Zahara në Spelman College. Sipas TMZ, ai nuk kishte komunikuar me të përpara eventit, ndërsa persona pranë aktorit pretendojnë se nuk ishte i mirëpritur në ceremoni. Vëmendje mori edhe fakti që Zahara u prezantua publikisht me emrin “Zahara Marley Jolie”, pa përdorur mbiemrin “Pitt”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter