Manovrat e Milanit, kuqezinjtë kërkojnë blerës për Rafael Leaon

featured
Press Online
26 Maj 2026, 23:11

Revolucioni në shtëpinë e Milanit ka të bëjë kupolën drejtuese klubit, por në javët e ardhshme pasi të jetë plotësuar organigrama, ai pritet të prekë edhe skuadrën. Ajo që do të kërkohet te klubi milanez është spastrimi i radhës për të nisur një cikël të ri.

Ai që është i sigurt se do të largohet nga kuqezinjtë është Rafael Leao. Portugezi prej kohësh është vënë në shënjestrën e tifozëve, është zyrtarisht në merkato. Te Milani janë gati të ekzaminojnë të gjitha ofertat e që do të vijnë në drejtim të tij, të ndërgjegjshëm se do të jetë e pamundur të arkëtojnë më shumë se 50 milionë euro nga kartoni i tij

Por, në anën tjetër, klubet e mëdha evropiane nuk kanë kontaktuar me përfaqësuesit e portugezit(dhe vështirë se do ta bëjnë). Për momentin të vetmet pista që duken më konkrete janë ato që të çojnë në Turqi apo Arabinë Saudite. Ndoshta te Al Hilal ku është edhe Theo Hernandez, dhe ku do ta prisnin krahëhapur.

Përsa i përket Turqisë; zgjidhjet janë 2; ose Galatasaray ose Fenerbahçe. Skuadra kampione e vendit ka një forcë më të madhe ekonomike dhe mund t’i ofrojë Leaos një pagë të paktën 10 mln euro. Por Fenerbahçe mund të luajë një kartë surprizë, atë të Paolo Maldinit. Ky i fundit mund të ketë rol drejtuesi te Fenerbahçe nëse në rolin e presidentit të klubit do të zgjidhet Hakan Safi. Ky i fundit do të donte që ish simboli kuqezi të jetë si këshilltar i merkatos për klubin. Në këtë mënyre, Fenerbahçe mund të jetë opsion më i preferuar për Rafael Leao që nuk e ka fshehur admirimin për Maldini. Dhe jo rastësisht, pak orë më parë portugezi komentoi në një postim të 57 vjeçarit duke shkruar: ‘Legjendë’, gjë që vlen më shumë se 1000 fjalë. Për disa mund të jetë një tregues për të ardhmen e Leaos  që për të rinisur gjithçka mund të jetë i detyruar të largohet nga futbolli më i rëndësishëm. Gjithnjë nëse Manchester United nuk vendos të veprojë seriozisht dhe t’i japë besim e ta sjellë në Premier League.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter