Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lorik Maxhuni, ka deklaruar se angazhimi i tij në politikë është i bazuar në misionin për t’i shërbyer qytetarëve dhe për të kontribuar në ndryshimin e gjendjes aktuale në vend.
Maxhuni tha se Kosova po përballet me kriza të shumta dhe ka nevojë për profesionistë që, sipas tij, mund ta rikthejnë vendin në normalitet institucional dhe zhvillimor.
“Jam në politikë sepse e shoh si mision për t’i shërbyer qytetarëve. Kosova si kurrë më parë ka nevojë për këtë. Duhen njerëz profesionistë që e kthejnë në normalitet Kosovën, të cilën pushteti aktual e ka futur në kriza.
Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!”, ka shkruar Maxhuni.




