Harry Styles dhe Zoë Kravitz duket se janë gati të çojnë romancën e tyre në një tjetër nivel, ndërsa raportet e fundit ndërkombëtare flasin për plane martese larg syrit të publikut.
Sipas burimeve pranë çiftit, dyshja po organizon një ceremoni private dhe intime në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dimrit, vetëm me familjarë dhe miq shumë të afërt.
Spekulimet për fejesën shpërthyen pasi Zoë u fotografua me një unazë të madhe diamanti në gishtin e martesës, duke ndezur menjëherë rrjetin dhe mediat rozë.
Fillimisht u raportua se çifti po mendonte një dasmë luksoze në Paris ose në rivierën franceze, por duket se planet kanë ndryshuar në favor të një eventi më diskret dhe larg vëmendjes mediatike.
Sipas “Page Six”, nuk përjashtohet mundësia që Harry dhe Zoë të organizojnë dy ceremoni të ndryshme, një në Londër dhe një tjetër në New York, për shkak të lidhjes së fortë të aktores me familjen e saj dhe veçanërisht me të atin, Lenny Kravitz.
Burime pranë aktores thonë se Zoë ka nisur tashmë të mendojë për detajet e ceremonisë, përfshirë fustanin, dekorin dhe atmosferën e eventit.
Edhe pse çifti nuk ka konfirmuar publikisht lajmet për fejesën apo martesën, fansat janë bindur se një nga dasmat më të komentuara të showbiz-it mund të jetë shumë më afër sesa mendohej.




