Mesfushori me tipare sulmuese, Blerton Isufi, ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë në nivel kombëtaresh, duke lënë pas mundësinë për të luajtur me Kosovën. 20-vjeçari është përfshirë për herë të parë në listën e trajnerit Alban Bushi me Kombëtaren U-21, duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare.
Isufi është pjesë e klubit norvegjez Molde, i cili e transferoi verën e kaluar për një shifër rreth 600 mijë euro. I lindur në Norvegji nga prindër me origjinë shqiptare, mesfushori nuk ka regjistruar më parë paraqitje me ekipet e moshave të Kosovës, ndërsa tani pritet të vishet për herë të parë me fanellën kuqezi në ndeshjet e muajit qershor.
Isufi ndjek kështu rrugën e Etnik Brrutit, i cili ishte ishte kapiten i Kosovës U-21 dhe zgjodhi Shqipërinë, duke hapur polemika të mëdha me zgjedhjen e tij.




