Vendimi për Veliajn/ Kushtetuesja i kërkon Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg

featured
Press Online
26 Maj 2026, 05:33

Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur të marrë një vendim të vetin për kërkesën e Erion Veliajt, i cili kundërshtoi masën e arrestit me burg, por e ka rikthyer në Gjykatën e Lartë çështjen për kryebashkiakun e Tiranës.

Vizion Plus mëson se vendimi në Kushtetuese është marrë 5 me 3 në favor të Erion Veliajt.

Vendimi është i bazuar në praktikën e Kolegjeve të Bashkuara dhe në një opinion të Komisionit të Venecias.

Kushtetuesja i kërkon Gjykatës së Lartë rigjykimin e çështjes ‘Veliaj’.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter