Një shtetas i Maqedonisë së Veriut arrestohet në Han të Elezit për kalim ilegal të kufirit

featured
Press Online
25 Maj 2026, 09:41

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është ndaluar nga Policia e Kosovës në Han të Elezit, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 24 maj, rreth orës 20:15.

I dyshuari dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Pas ndalimit, ai është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave, i dyshuari i është dorëzuar autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter