Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rrustem Thaqi e Besnik Bislimaj sërish kandidat për kryesues të KGJK-së

Press Online24 Maj 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Konkursi për kryesues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është mbyllur, por sërish janë dy kandidatët e njëjtë si herën e kaluar.

Rrustem Thaqi gjyqtar në Gjykatën Supreme e Besnik Bislimaj në Gjykatën e Apelit, do të garojnë edhe një herë për të marr votat e anëtarëve të KGJK-së, ndonëse herën e kaluar dështuan.

Këtë e kanë konfirmuar nga Këshilli Gjyqësor, e që mbledhja me pikën për zgjedhjen e kryesuesit të ri është paraparë të mbahet të hënën.

“Bazuar në kërkesën tuaj, ju informojmë se kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e  kryesuesit  të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, janë: •  Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës; •  Besnik Bislimaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Për mbledhjen e radhës dhe për hapat e mëtejshëm të procesit, publiku dhe palët e interesuara do të njoftohen me kohë.”– Këshilli Gjyqësor i Kosovës 

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se anëtarët e Këshillit duhet që këtë herë ta zgjedhin kryesuesin e të mos luajnë me këtë pozitë.

“E kemi të qartë që fatkeqësisht një Këshill Gjyqësor që në të kaluarën ka pasur një integritet të plotë për të punuar mirë me kthy besimin e publikut në mënyrën se si qeveriset sistemi gjyqësor të kthehet në një proces apo në një fazë ku është duke u luajtur me pozitën e kryesuesit të KGJK-së, na kujtohen ato skenat ku disa herë anëtarët sëmureshin dhe shtyhej takimi”, ka thënë Ehat Miftaraj – Drejtor i IKD-së.

Vullnet Bugaqku nga KDI thotë se anëtarët e Këshillit tashmë kanë shkelur rregulloret për zgjedhjen e konkursit.

“KGJK-ja nuk mund të jetë pa kryesues legjitim dhe legal pra nuk mjafton dhe nuk duhet të vazhdojë funksioni i kryesuesit me ushtrues detyre për shkak se e dini që vendimmarrjet që prodhohen në KGJK janë shumë të rëndësishëm për të rritur transparencën, llogaridhënien e performancën e disiplinimin e gjyqtarëve dhe efikasitetin e gjyqtarëve dhe të Gjykatave, prandaj nuk mund të paragjykoj epilogun por mbetet të shihet dhe të mos ketë dështim të këtij procesi”, ka thënë Vullnet Bugaqku- KDI.

Mandati i kryesuesit të kaluar Albert Zogaj ka skaduar në fillim të muajit mars, derisa ky proces fillimisht ishte bllokuar për shkak të mungesës së kuorumit në KGJK e në fund konkursi u rishpall sepse asnjëri nga kandidatët nuk mori votat e nevojshme.

Previous ArticleMonica Bellucci shkëlqen në Festivalin e Filmit në Kanë, shfaqet me një fustan elegant prej lëkure…
Next Article Shakira rikthehet në Botëror me “Dai Dai”, Messi dhe Mbappe pjesë e videoklipit spektakolar të Kupës së Botës 2026

Lajme të ngjashme

Tregtia Kosovë–Shqipëri kalon 407 milionë euro, çfarë po eksporton më shumë Kosova

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Shiroka-Pula dhe Kurti urim për 28 Nëntorin: Flamuri na bashkon përtej kufijve shtetërorë

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Lajme nga VendiPolitikë 114-vjetori i Pavarësisë, krerë të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ndan mbi 61 mijë euro për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

26 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.