Mickoski: Maqedonia po përballet me një bllokadë të padrejtë në rrugën drejt BE-së

featured
Press Online
24 Maj 2026, 16:13

Maqedonia po përballet me një bllokadë serioze dhe të padrejtë në integrimet e saj. Duhet të hyjmë në Bashkimin Evropian, por në të njëjtën kohë të mbetemi të ruajtur dhe dinjitozë, porositi sot kryeministri Hristijan Mickoski në akademinë solemne të mbajtur me rastin e Ditës së Iluministëve Pansllavë në Kishën e Shën Sofisë në Ohër.

“Vendimet tona përcaktojnë të ardhmen tonë. Nëse qëndrojmë të vendosur dhe të bashkuar, pavarësisht se kush është në anën tjetër, do të mbetemi të fortë, dhe mundimi i përbashkët është më pak mundim. Pikërisht kjo bërthamë u lëkund dhe u godit në fatin historik të Maqedonisë. Maqedonia po përballet me një bllokadë serioze dhe të padrejtë në integrimet e saj. Dhe unë mund t’i kuptoj, megjithëse nuk i justifikoj, qëndrimet e Bullgarisë”, tha Mickoski në fjalimin e tij.

Bëri thirrje edhe një herë për bashkim kombëtar dhe intelektual, duke porositur se duhet të luftojmë për atë në të cilën besojmë dhe që koncepti i bashkimit të arrihet mbi një bazë të shëndoshë.

“Dhe të them se nuk ka para, as pushtet dhe as arsye pse do ta tradhtoja popullin tim ose do të bëja diçka, çfarëdo qoftë, në dëm të tij”, tha Mickoski.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter