Operacion antidrogë “trondit” showbiz-in turk? Emra të njohur nën hetim, reagon Serenay Sarıkaya!

featured
Press Online
24 Maj 2026, 14:18

Një operacion i madh antidrogë i zhvilluar në Stamboll ka vënë në qendër të vëmendjes disa prej emrave më të njohur të showbiz-it turk, pasi Prokuroria Publike e Bakırköy-it ka lëshuar urdhër-arreste për 25 persona.

Sipas mediave turke, në mesin e të dyshuarve përmenden edhe Serenay Sarıkaya, Mabel Matiz dhe Berkay Şahin.

Hetimi lidhet me një aksion të gjerë kundër rrjeteve të dyshuara të trafikut të lëndëve narkotike, ku autoritetet po verifikojnë edhe pretendime për përdorim dhe lehtësim të konsumit të drogës në ambiente të ndryshme.

Sipas raportimeve, hetuesit dyshojnë për ekzistencën e rrjeteve të trafikut të kokainës që futeshin në vend përmes rrugëve detare, si dhe për struktura të mundshme të prodhimit të drogës në disa zona të Stambollit.

Në kuadër të operacionit janë kryer kontrolle në banesa, janë marrë deklarata dhe janë urdhëruar ekzaminime biologjike për personat e përfshirë në dosje.

Serenay Sarıkaya, e cila ndodhej jashtë Turqisë në momentin e operacionit, nuk është ndaluar nga policia. Aktorja reagoi publikisht duke deklaruar se sapo të rikthehet në vend do të paraqitet për të ndjekur të gjitha procedurat ligjore.

Ajo theksoi se lajmin e mori gjatë një udhëtimi të planifikuar më herët dhe u shpreh e qetë për situatën, duke mohuar çdo përfshirje të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë dhe çështja ka shkaktuar reagime të shumta në mediat turke dhe rrjetet sociale, kryesisht për shkak të përfshirjes së figurave të njohura të industrisë së argëtimit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter