Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

featured
Press Online
24 Maj 2026, 09:39

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete të enjten rreth orës 12:50 në Prishtinë, kanë bërë të ditur burime zyrtare.

Sipas informacioneve fillestare, viktima mashkull është gjetur në rrethana që ende nuk janë sqaruar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit kompetent, rasti është iniciuar si “Trup i pajetë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter