Shia LaBeouf është akuzuar zyrtarisht për tre kundërvajtje pas incidentit të ndodhur disa muaj më parë në një bar në New Orleans gjatë festimeve të Mardi Gras.
Aktori 39-vjeçar u arrestua në orët e para të 17 shkurtit, pasi dyshohet se u përfshi në një përleshje fizike në një lokal në Lagjen Franceze të qytetit.
Fillimisht, LaBeouf u lirua me kusht, por më pas gjykata caktoi një garanci prej 100 mijë dollarësh, pasi raportimet pretendonin se gjatë incidentit ai kishte përdorur edhe fyerje homofobike.
Sipas mediave amerikane, aktori është urdhëruar t’u nënshtrohet testeve të vazhdueshme për drogë dhe alkool, si dhe të ndjekë trajtim rehabilitimi për të shmangur dënimin me burg.
Dëshmitarët kanë deklaruar se situata agravoi pasi stafi i lokalit tentoi ta largonte aktorin nga ambienti. Sipas tyre, LaBeouf reagoi në mënyrë agresive dhe goditi disa persona me grushte, derisa u neutralizua nga klientë të tjerë para mbërritjes së policisë.
Pas arrestimit, aktori dha një intervistë ku pranoi se kishte përdorur “fjalë të papranueshme” dhe tha se në atë moment nuk ishte në gjendje të mirë mendore.
Gjatë rrëfimit, ai foli edhe për jetën personale dhe ndarjen nga ish-bashkëshortja e tij, Mia Goth, me të cilën ka një vajzë.
Unë e dështova martesën time
-u shpreh LaBeouf.



