Nafta e benzina lirohen për nga 1 cent

featured
Press Online
23 Maj 2026, 13:09

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja të derivateve për datën 23 maj, ku nafta dhe benzina janë liruar për nga një cent.

Sipas vendimit të fundit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për dizel është caktuar 1.63 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me 1.55 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi i gasit mbetet 0.75 euro për litër.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter