Komuna e Çairit informon se ka siguruar mbështetje financiare në vlerë prej 1.372.571 denarësh nga Byroja për Zhvillim Rajonal, në kuadër të Programit për zhvillim urban dhe zhvillim të qëndrueshëm urban për vitin 2026.
“Me këtë, Çairi bëhet e vetmja komunë nga komunat urbane të Qytetit të Shkupit që ka përfituar mbështetje në kuadër të kësaj thirrjeje. Mjetet e miratuara do të shfrytëzohen për vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë për mbeturina komunale në rrugën “Metodija Mitevski”, projekt që synon avancimin e higjienës publike dhe përmirësimin e infrastrukturës komunale sipas standarE madhee bashkëkohore ekologjike”, njoftojnë nga komuna.
Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të menaxhimit të mbeturinave dhe krijimit të një ambienti më të pastër dhe më funksional për qytetarët.



