VLEN: BDI po humb terren çdo ditë, qytetarët po flasin qartë

featured
Press Online
23 Maj 2026, 11:21

VLEN ka reaguar me akuza ndaj BDI-së, duke thënë se partia opozitare ende nuk po pajtohet me, siç thuhet, “realitetin e ri politik” dhe humbjen e mbështetjes tek shqiptarët.

Në një kumtesë për media, VLEN vlerëson se sulmet ndaj mediave, anketave dhe opinionit publik tregojnë “nervozizmin në rritje” brenda BDI-së pas rënies së vazhdueshme të përkrahjes qytetare.

Sipas VLEN-it, qytetarët shqiptarë në zgjedhje kanë votuar për ndryshim, përgjegjësi dhe fundin e politikave që, sipas tyre, për vite me radhë kanë dëmtuar përfaqësimin politik shqiptar.

“VLEN është rezultat i vullnetit qytetar dhe fryma e re politike që po mbështetet çdo ditë e më shumë nga shqiptarët”, thuhet në reagim.

Nga ky koalicion shtojnë se anketat e fundit vetëm po konfirmojnë trendin e rënies së mbështetjes për BDI-në dhe rritjen e përkrahjes për ndryshimin politik.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter