Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës, Lorik Maxhuni, ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare për pensionistët, studentët dhe punëtorët pak ditë para zgjedhjeve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maxhuni ka deklaruar se kujdesi për qytetarët nuk duhet të shfaqet vetëm në prag të fushatës zgjedhore, duke e cilësuar këtë qasje si “kalkulim për vota” dhe jo si politikë sociale të mirëfilltë.
“Kur një qeverie iu kujtohen pensionistët, studentët e punëtorët veç pak ditë para zgjedhjeve, kjo nuk quhet kujdes social kjo quhet kalkulim për vota.
Qytetarët e Kosovës nuk janë për me u trajtu me nga 100 euro në prag të fushatës, sikur dinjiteti e vota e tyne kanë çmim. Mas shumë vitesh me shtrenjtim, pasiguri ekonomike e mungesë perspektive, kjo duket veç si një tentim i vonshëm me mbulu dështimin.
Prandaj, Prokuroria dhe institucionet përgjegjëse duhet me e pa me seriozitet këtë vendim dhe kohën kur po merret, sepse demokracia nuk guxon me u përdor për pazare politike me paret e qytetarëve.
Kosova meriton zhvillim e dinjitet, jo manipulim për vota”, ka shkruar Maxhuni në Facebook.



