Skuadra e Oklahoma fitoi 122-113 ndaj San Antonio në finalen e dytë play off në Konferencën e Perëndimit, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Këtë herë, ekipi kampion nuk zhgënjeu në fushën e tij, duke luajtur mirë.
Vendimtar ishte stoli i skuadrës së Oklahoma, nga ku erdhën 57 pikë, me 7 basketbollistë që realizuan mbi 10 pikë. Por, ai që bëri diferencën, ishte Alexander Shai, protagonist në fushë me 30 pikë për vendasit.
Për San Antonio, loja u përqendruar të treshja Castle (25 pikë), Vassell (22 pikë) e Wembanyama (21 pikë e 17 rebound), ndërsa pjesa tjetër e skuadrës u përfshi pak. Dy takimet e radhës do të luhen në fushën e San Antonio.
Konferenca e Lindjes, finale
New York – Cleveland, (1-0)
Konferenca e Perëndimit, finale
Oklahoma – San Antonio, 122-113 (1-1)



