Ministria e Jashtme Bullgare kundërshton kategorikisht përpjekjet e Maqedonisë për t’i anashkaluar ose rinegociuar propozimin francez.
“Integrimi evropian i Maqedonisë varet nga zbatimi i konsensusit evropian të korrikut 2022. Bullgaria kundërshton kategorikisht përpjekjet e Maqedonisë për t’i anashkaluar ose rinegociuar ato. Ministria e Punëve të Jashtme, përmes rrjetit të misioneve bullgare jashtë vendit në vendet anëtare të BE-së dhe në Shkup, po bën përpjekje aktive për të parandaluar çdo tërheqje, anashkalim ose vënie në pikëpyetje të angazhimeve të ndërmarra”, tha ministrja e Jashtme bullgare, Velislava Petrova-Çamova në përgjigje të një pyetjeje parlamentare në Kuvendin bullgar.
Për Ministrinë e Jashtme bullgare, detyra prioritare është zbatimi i elementëve të miratuar të korrikut 2022, duke respektuar vendimet e Parlamentit të tyre të 24 qershorit 2022 dhe 30 majit 2025 mbi integrimin evropian të Maqedonisë.
Petrova-Çamova theksoi se Ministria e Jashtme Bullgare kundërshton kategorikisht përpjekjet e Maqedonisë për t’i anashkaluar ose rinegociuar ato.
Ministri i ri bullgar siguron se Ministria e tyre e Jashtme do të vazhdojë të mbajë një dialog aktiv dhe intensiv me partnerët evropianë dhe institucionet evropiane për të mbrojtur interesat kombëtare në procesin e zgjerimit të BE-së.



