Stresi i babait mund të lërë gjurmë biologjike te fëmijët/Studim!

featured
Press Online
21 Maj 2026, 11:30

Një studim i ri sugjeron se sperma mund të mbajë “gjurmë biologjike” të stresit dhe traumës së fëmijërisë së babait edhe shumë vite më vonë. Jo në ADN-në vetë, por në mënyrën se si ajo “lexohet” nga trupi. Shkencëtarët zbuluan se burrat që kishin përjetuar nivel të lartë stresi apo trauma në fëmijëri kishin ndryshime të vogla biologjike në spermë, të njohura si shenja epigjenetike. Këto nuk ndryshojnë gjenet, por mund të ndikojnë te mënyra si aktivizohen ose çaktivizohen ato.

Me fjalë të thjeshta: eksperiencat tona mund të lënë “jehonë biologjike” në trup dhe shkencëtarët po studiojnë nëse një pjesë e kësaj mund të ndikojë edhe tek brezi tjetër. Por ka një “POR” të rëndësishëm: studiuesit theksojnë se nuk do të thotë që trauma transmetohet automatikisht te fëmijët. Studimi është ende në faza të hershme dhe nevojiten shumë më tepër kërkime.

Ndërkaq, trauma e përjetuar në fëmijëri mund të lërë gjurmë që shfaqen edhe dekada më vonë edhe në qumështin e gjirit. Një studim i publikuar në “Translational Psychiatry”, i cili analizoi qumështin e 103 nënave polake, ka zbuluar se gratë që kanë kaluar dy ose më shumë ngjarje traumatike gjatë 12 viteve të para të jetës prodhojnë qumësht me përbërje molekulare të ndryshme nga ato që kanë pasur një fëmijëri pa trauma.

Gjatë studimit, nënat dhe foshnjat u monitoruan në lindje, pas pesë muajsh dhe pas 12 muajsh. Mostrat e qumështit u morën në muajin e pestë, ndërsa informacionet për përvojat traumatike të nënës u grumbulluan në muajin e dymbëdhjetë për të shmangur ndikimin e stresit në prodhimin e qumështit. Analizat treguan nivele më të larta të tre mikroARN-ve specifike, fragmente të ARN-së që rregullojnë shprehjen gjenetike dhe përqendrime më të ulëta të aciE madhee yndyrore me zinxhir të mesëm tek nënat me histori traumatike.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter