Tragjedi në Itali, babai përplas aksidentalisht vajzën 2-vjeçare në oborrin e shtëpisë, e mitura shqiptare ndërron jetë

featured
Press Online
21 Maj 2026, 11:34

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së martës, më 19 maj 2026, në Bollengo të Italisë. Një vajzë shqiptare 2-vjeçare, Elodi Kullafi, ka humbur jetën në spital, pasi u përplas aksidentalisht nga makina e të atit.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 08:40, gjatë një manovre në oborrin e banesës. Babai i vogëlushes, i cili po drejtonte makinën dyshohet se nuk e ka vënë re që vajza kishte dalë nga banesa, duke i shpëtuar për pak çaste vëmendjes së nënës. Familja ishte duke u përgatitur për ta dërguar të miturën në çerdhe.

Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës, por kur ekipet mjekësore mbërritën në vendngjarje nuk gjetën askënd, pasi prindërit e kishin nisur vetë vajzën drejt spitalit.

Fatkeqësisht, e mitura kishte ndërruar jetë para mbërritjes në spital.

Pas konfirmimit të vdekjes së vajzës, prindërit kanë pësuar tronditje të rëndë psikologjike dhe janë marrë në kujdes nga stafi mjekësor.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter