Aston Villa është fituesja e Europa League këtë sezon.
Ata mposhtën Freiburgun me rezultat 0-3, duke e rikthyer lavdinë e atëhershme në klubin nga Birminghami.
Për ta është trofeu i parë evropian që nga viti 1982, ku dhe kishin fituar Kupën Evropiane tashmë të njohur si Champions League.
Golat u realizuan nga Youri Tielemans, Emiliano Buendia dhe Morgan Rogers.
Fitorja e Aston Villës do të thotë se Anglia do të ketë në Champions 6 skuadra./IndeksOnline/



