Elsie Hewitt ka folur hapur për periudhën e vështirë që po kalon pas ndarjes nga Pete Davidson, duke treguar se po përballet pothuajse e vetme me përgjegjësitë e mëmësisë.
Në një video emocionale të publikuar në TikTok më 16 maj, modelja u shfaq e lodhur dhe e prekur teksa rrëfente sfidat e përditshme.
Kam një bebe për të rritur dhe më duhet gjithashtu të punoj e të fitoj para. Po e bëj vetë dhe është e vështirë
-u shpreh ajo.
Elsie tregoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të mbante e vetme gjithë barrën emocionale dhe detyrimet që sjell rritja e një fëmije të vogël.
Megjithatë, deklaratat e saj u kundërshtuan shpejt nga një burim pranë Pete Davidson, i cili pretendoi se komediani vazhdon të jetë aktiv në jetën e vajzës së tyre pesëmuajshe, Scottie Rose.
Sipas burimit, Pete mbulon edhe shpenzimet kryesore financiare të Elsie Hewitt, përfshirë qiranë dhe sigurimin shëndetësor.
Pete Davidson dhe Elsie Hewitt nisën lidhjen e tyre në mars 2025 dhe vetëm pak muaj më vonë zbuluan se po prisnin fëmijën e tyre të parë.
Vajza e tyre, Scottie Rose, erdhi në jetë më 12 dhjetor 2025.
Në fillim të këtij viti, çifti kishte folur edhe për plane martese, por në muajin maj nisën raportimet se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund.



