Brad Pitt dhe partnerja e tij Ines de Ramon kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre të fundit publike në Los Angeles, ku nuk munguan momentet romantike para kamerave.
Sipas Daily Mail, aktori 62-vjeçar dhe dizajnerja 33-vjeçare morën pjesë në premierën botërore të Mercedes-AMG, e zhvilluar mbrëmjen e 19 majit në ambientet e Sixth Street Bridge.

Çifti, që raportohet se janë bashkë që prej fundit të vitit 2022, u panë duke ecur dorë për dore në tapetin e kuq dhe duke qëndruar vazhdimisht pranë njëri-tjetrit gjatë eventit.
Në disa momente, Brad dhe Ines u fotografuan edhe me krahët rreth njëri-tjetrit, duke dhënë përshtypjen e një lidhjeje të konsoliduar dhe shumë të afërt.

Aktori u shkëput për pak çaste për të pozuar i vetëm para logos së Mercedes-AMG, ndërsa mediat përmendën edhe një moment miqësor të tij me Andrea Kimi Antonelli.
Pitt u shfaq me një stil më ndryshe nga zakonisht, me flokë më të gjata, mustaqe dhe syze dielli “vintage”, i veshur me kostum bezhë të errët dhe këpucë të zeza lëkure.

Ndërkohë, Ines de Ramon tërhoqi vëmendjen me një fustan të kuq pa rripa dhe një paraqitje elegante, por natyrale.
Dalja e tyre vjen disa muaj pas finalizimit të divorcit të bujshëm të Brad Pitt me Angelina Jolie në dhjetor 2024, pas një beteje të gjatë ligjore që nisi që nga ndarja e çiftit në vitin 2016.

Artikulli kujton gjithashtu se së fundmi vajza e Pitt dhe Jolie, Zahara Jolie, diplomoi në Spelman College, ku emri i saj u lexua pa mbiemrin Pitt.

Në një deklaratë të cituar nga mediat, Brad Pitt thuhet se ka reflektuar mbi rëndësinë e familjes dhe njerëzve të afërt, duke theksuar se me kalimin e viteve kupton sa e rëndësishme është të jesh pranë atyre që do.



