Ambasadori i BE-së: 65.7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut, sinjal i fortë i progresit në reforma

featured
Press Online
20 Maj 2026, 20:15

Bashkimi Evropian ka disbursuar 65.7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut, si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në bazë të progresit të arritur në zbatimin e reformave të dakorduara.

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, vlerësoi rezultatet e institucioneve vendore, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformave.

“Performancë e fortë e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së. Disbursimi i sotëm prej 65.7 milionë eurosh pasqyron progresin në reforma, duke sjellë përfitime reale dhe mundësi për të gjithë qytetarët. Përgëzime për të gjitha institucionet dhe partnerët e përfshirë në arritjen e këtyre rezultateve!”, deklaroi ambasadori i BE-së.

Sipas BE-së, fondet pritet të ndikojnë në forcimin e reformave dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter