Alcaraz “dorëzohet” - zyrtarizon mungesën e tij edhe në Wimbledon

featured
Press Online
20 Maj 2026, 17:54

Shërimi im po ecën mirë dhe ndihem shumë më mirë, por për fat të keq nuk jam gati të garoj ende. Prandaj, duhet të tërhiqem nga turnetë me bar në Queen’s dhe Wimbledon.”

Carlos Alcaraz e njoftoi mungesën e tij në fushat me bar në profilin e tij në Instagram. “Këto janë dy turne shumë të veçantë për mua dhe do të më mungojnë shumë. Do të vazhdojmë stërvitjen për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur“, shtoi spanjolli.

Alcaraz e ka fituar dy herë Wimbledon në karrierën e tij, por pas Roland Garros ai do të mungojë edhe në turneun londinez. Një dëmtim në kyçin e djathtë ka vonuar rikthimin e Alcaraz, gjë që e pengon atë të luajë prej një muaji.

Problemi rezultoi më serioz se sa pritej, duke e detyruar fenomenin spanjoll të humbasë katër nga turnetë më të rëndësishëm të sezonit: Masters 1000 në Madrid, Italian Open, Roland Garros që do të zhvillohet së shpejti dhe Wimbledon.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter