Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Pesë shtete të BE-së propozojnë modelin e anëtarësimit “hap pas hapi” për Ballkanin Perëndimor

Press Online20 Maj 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pesë shtete të Bashkimit Evropian kanë propozuar një model të anëtarësimit “hap pas hapi” për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë Kosova, me synimin për t’i afruar gradualisht ato me tregun e përbashkët evropian dhe për të kufizuar ndikimin rus në rajon.

Në një dokument konfidencial të shpërndarë mes 27 vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, Austria, Çekia, Italia, Sllovakia dhe Sllovenia kanë kërkuar nga Komisioni Evropian që të rishqyrtojë mënyrën se si vendet kandidate përfshihen në tregun unik evropian.

“Për të ruajtur momentumin e zgjerimit dhe për të avancuar integrimin evropian, nevojiten stimuj të fortë dhe tërheqës”, thuhet në dokumentin e parë nga “Euractiv”. Sipas propozimit, qasja në tregun e përbashkët duhet të bazohet në meritë dhe të realizohet gradualisht, sektor pas sektori, raporton “Euractiv”.

Modeli i propozuar, i quajtur “integrim sistematik sektorial”, parasheh që vende si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia të përfshihen në më shumë programe të BE-së, teksa harmonizojnë legjislacionin e tyre me atë të unionit.

Dokumenti thekson se integrimi gradual duhet të zbatohet sapo një vend kandidat të tregojë nivel të lartë përafrimi me rregullat e BE-së në sektorin përkatës. Gjithashtu propozohet vendosja e mekanizmave mbrojtës në rast se ndonjë shtet që gëzon qasje të veçantë në tregun evropian bën hapa prapa në reforma.

Mes sektorëve të rinj që mund të përfshihen janë transporti, energjia, tregu i energjisë elektrike, tregu digjital, strategjitë për konkurrencë dhe politikat për lëndët e para. Në dokument përmendet edhe marrëveshja për lëvizjen e të rinjve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së si model që mund t’u ofrohet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, dokumenti nuk i plotëson idetë e propozuara nga Shqipëria. Ministri i Jashtëm i këtij vendi, Ferit Hoxha, në një intervistë me “Euractiv” javën e kaluar, sugjeroi që vendet kandidate duhet të fitojnë statusin e vëzhguesit në organet e BE-së ndërsa mbyllin kapitujt.

E disa analistë vlerësojnë se propozimi nuk sjell ndryshime të mëdha nga idetë e mëparshme për integrim gradual. Milan Niq, studiues në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, ka thënë se dokumenti duket si një version më i sofistikuar i koncepteve të mëhershme për integrim të pjesshëm.

Autorët e dokumentit i kanë bërë thirrje komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, që të hartojë ide të reja në këtë drejtim, duke argumentuar se një qasje e tillë do ta forconte tregun unik evropian dhe do t’i afronte më shumë vendet kandidate me Bashkimin Evropian.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova mbetet në fazën më të hershme të procesit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ndonëse Kosova aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022, aplikimi ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat dhe as që përmendet në diskutimet aktuale për zgjerimin e unionit.

Në anën tjetër, Mali i Zi e Shqipëria konsiderohen vende më të avancuara në negociatat me BE-në, pasi kanë hapur të gjithë kapitujt negociues. Edhe Maqedonia e Veriut ka nisur zyrtarisht negociata, ndërsa Serbia prej vitesh zhvillon negociata me Brukselin, megjithëse procesi i saj është përballur me kritika dhe ngadalësim për shkak të raporteve me Rusinë dhe çështjeve që lidhen me sundimin e ligjit.

Previous ArticleAlcaraz “dorëzohet” – zyrtarizon mungesën e tij edhe në Wimbledon
Next Article Avokati Ibrahimi: Prokuroria duhet të shqyrtojë masat për të dyshuarit për cenim të votës së lirë

Lajme të ngjashme

Tregtia Kosovë–Shqipëri kalon 407 milionë euro, çfarë po eksporton më shumë Kosova

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Shiroka-Pula dhe Kurti urim për 28 Nëntorin: Flamuri na bashkon përtej kufijve shtetërorë

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Lajme nga VendiPolitikë 114-vjetori i Pavarësisë, krerë të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ndan mbi 61 mijë euro për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

26 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.