Termocentrali “Kosova B” zhvillon sot testime të alarmit, kërkohet të mos krijohet panik

featured
Press Online
20 Maj 2026, 09:08

Qytetarët e Komunës së Obiliqit janë njoftuar se sot mes orës 11:00 deri në 13:00, në Termocentralin “Kosova B” do të realizohen testime teknike të sistemit të alarmit.

Sipas njoftimit të Komunës së Obiliqit, gjatë kësaj periudhe do të dëgjohen alarmet paralajmëruese, të cilat janë vetëm pjesë e testimeve dhe nuk paraqesin asnjë rrezik për qytetarët, njofton Dukagjini.

Autoritetet kanë bërë thirrje për mirëkuptim dhe kanë kërkuar që të mos krijohet panik gjatë zhvillimit të testimeve.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter