Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, shumë më herët ka iniciuar çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në këtë paraqitje publike, ai sqaron historikun e kësaj nisme dhe rikujton se kërkesa ka qenë e qartë: kandidatët shqiptarë të mos pengohen në një të drejtë që buron nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.
Gjatë kohës kur ASH ishte pjesë e VLEN-it, për këtë çështje ka pasur iniciativë konkrete, por më pas u konstatua se nuk nevojitet ligj i ri. Baza ligjore ekziston dhe institucionet kanë detyrim ta zbatojnë atë.
VLEN nuk guxon të hyjë në lojën politike të VMRO-së. Çdo përpjekje për ta trajtuar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe si çështje që kërkon zgjidhje të re ligjore, e dobëson në mënyrë indirekte vetë Ligjin për Gjuhët. Aleanca për Shqiptarët kërkon zbatim të menjëhershëm të ligjit dhe respektim të plotë të të drejtave gjuhësore të shqiptarëve.



