Interi nuk humbet kohë, Chivu dhe menaxhmenti takohen për rinovimin e kontratës!

featured
Press Online
19 Maj 2026, 17:40

Interi nuk humbet kohë dhe menjëherë pasi përfundoi festimet e titullit dhe Kupës së Italisë në rrugët e Milanos, është gati ti rinovojë kontratën trajnerit Kristian Kivu. Trajneri i zikaltërve raporton Sky Sport, mbërriti këtë mëngjes rreth orës 10:00 të mëngjesit në selinë e klubit në Viale della Liberazione për të planifikuar sezonin e ardhshëm me menaxhmentin.

Në tryezë, përveç zgjatjes së kontratës që aktualisht skadon në vitin 2027 (pritet një zgjatje deri në vitin 2029 me një rritje të konsiderueshme të pagës), padyshim që ishin edhe çështjet e tregut të transferimeve. Nga lojtarët në fund të karrierës së tyre që do të largohen nga Interi, te situatat më komplekse si ajo e Bastonit, deri te mbërritjet e mundshme përpara verës.

Të pranishëm në selinë e Interit, përveç Kivut, shin Marota, Auzilio, Baçin dhe menaxhmenti i Oaktree.

LEXO EDHE: Suksesi historik me dopietë, Chivu nuk i fsheh emocionet: Kur punon me lojtarë kaq fantastikë, gjithçka bëhet më e thjeshtë!

Vetë Marota, menjëherë pas ndeshjes në San Siro të dielën e kaluar gjatë ceremonisë së titullit përsëriti strategjinë e përgjithshme përpara afatit të transferimeve të verës:

“Ne duhet të vazhdojmë të përqendrohemi në këtë ekip. Disa lojtarë nuk do të jenë më këtu për shkak të problemeve të moshës, ne do t’i zëvendësojmë ata duke u përpjekur të krijojmë një përzierje përvoje dhe të rinjsh të gjallë.”

LEXO EDHE: Juventusit i duhet mrekulli për zonën Champions! Ja kombinimet!

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter