KQZ-ja miraton fletëvotimin për zgjedhjet e 7 qershorit

featured
Press Online
19 Maj 2026, 16:44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit dhe broshurës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Siç njofton KQZ-ja, fletëvotimi do të përmbajë 21 subjekte politike, të renditura sipas tërheqjes së numrave rendorë teksa i njëjti format do të përdoret si për votimin në përfaqësitë diplomatike të Kosovës më 6 qershor, ashtu edhe për votimin në vendvotimet brenda vendit më 7 qershor.

Në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në Republikën e Kosovës, përveç gjuhës shqipe dhe serbe, në disa komuna fletëvotimet do të përfshijnë edhe gjuhët e komuniteteve tjera.

Konkretisht, në Prizren fletëvotimet do të kenë udhëzime edhe në gjuhën turke dhe boshnjake, ndërsa në Mamushë udhëzimet do të jenë edhe në gjuhën turke.

Ndërkaq, në Obiliq fletëvotimi do të përmbajë udhëzime në gjuhën rome, ndërsa në Dragash në gjuhën boshnjake.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter