Me panelin përmbyllës ministror, ceremoninë simbolike të dorëzimit të presidencës tek Italia dhe konferencën për media, në Shkup u përmbyll me sukses Forumi i 11-të i EUSAIR dhe Takimi Ministror i Iniciativës Adriatiko-Joniane, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Çështje Evropiane.
"Gjatë panelit të nivelit të lartë, ministrat dhe përfaqësuesit e venE madhee pjesëmarrëse riafirmuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, lidhshmërisë dhe integrimit evropian si faktorë kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit Adriatiko-Jonian.
Në kuadër të ceremonisë zyrtare, Maqedonia e Veriut ia dorëzoi presidencën Italisë, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e të gjitha venE madhee pjesëmarrëse, institucioneve evropiane dhe partnerëve ndërkombëtarë gjatë presidencës së saj.
Përmes Deklaratës së Shkupit dhe diskutimeve të zhvilluara gjatë Forumit, u riafirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e dimensionit evropian të rajonit, avancimin e reformave dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet venE madhee pjesëmarrëse.
Konferenca për media në përmbyllje të ngjarjes përcolli mesazhin se EUSAIR mbetet një platformë e rëndësishme për dialog, koordinim dhe afrimin gradual të rajonit me Bashkimin Evropian", thuhet në njoftim.



