Nga VLEN thonë se ata politikën e kuptojnë vetëm si përgjegjësi për të sjellë zgjidhje, jo si hapësirë për fjalë boshe dhe premtime pa fund.
"VLEN po dëshmon me vepra se politikën e kupton vetëm si përgjegjësi për të sjellë zgjidhje, jo si hapësirë për fjalë boshe dhe premtime pa fund. Misioni ynë është i qartë. T’i korrigjojmë në mënyrë institucionale padrejtësitë që për dekada janë grumbulluar si pasojë e zgjidhjeve gjysmake dhe pazareve politike të së kaluarës.
Studentët dhe gjeneratat e reja janë pasuria jonë më e madhe. Detyra e tyre është të mësojnë, të përparojnë dhe ta ngrenë lirshëm zërin për të drejtat e tyre. Prandaj dërgojmë një porosi të qartë dhe të fuqishme për opinionin. Nuk guxojmë dhe nuk do të lejojmë që pas iniciativave të sinqerta studentore të fshihen politikanë të komprometuar dhe struktura të sëmura për pushtet, të cilët brenda natës u bënë “të shqetësuar” për të drejtat që vetë i shkelën dhe i injoruan për më shumë se dy dekada.
VLEN gjen zgjidhje për të gjitha problemet e pazgjidhura dhe të trashëguara. Këtë e kemi dëshmuar me vepra.Studentët protestuan kundër padrejtësive që burojnë pikërisht nga koha e BDI-së, kohë kur pesë ministra shqiptarë të Drejtësisë nuk lëvizën as gishtin për ta zgjidhur çështjen e gjuhës amtare. Ata që me vite ia ngushtuan frymën rinisë, sot nuk mund ta instrumentalizojnë të ardhmen e saj për ta shpëtuar kapitalin e tyre politik.



