Nikki Glaser ka surprizuar publikun me deklaratat e saj të sinqerta rreth marrëdhënies me partnerin prej shumë vitesh, producentin Chris Convy.
Gjatë një interviste në podcast-in e Gwyneth Paltrow, komediania foli hapur për dinamikën e pazakontë të marrëdhënies së tyre, duke treguar se nuk e ka problem që partneri i saj të ketë afrimitet me gra të tjera, por vetëm me një kusht.
Sipas Nikki-t, gratë e tjera duhet ta dinë qartë se Chris nuk do ta lërë atë për to. Ajo tregoi se situata të tilla kanë ndodhur disa herë rreth një vit më parë.
Komediania shpjegoi se ideja që partneri i saj pëlqehet nga gra të tjera nuk i shkakton xhelozi, por përkundrazi krijon një ndjesi “konkurrence” që, sipas saj, e stimulon emocionalisht dhe seksualisht.
E di që partneri im është shumë tërheqës dhe nuk më shqetëson që edhe gratë e tjera e shohin kështu
-tha ajo me humor gjatë intervistës.
Nikki e përshkroi këtë si një lloj preference apo dinamike në marrëdhënie, ku dikush ndihet i eksituar nga ideja që partneri i tij është i dëshiruar nga të tjerët.
Megjithatë, ajo sqaroi se marrëdhënia e tyre nuk është plotësisht e hapur dhe se vetë nuk ka interes për aventura apo lidhje të rastësishme ndërsa është në një raport serioz.
Në podcast-in “Call Her Daddy” me Alex Cooper, Nikki theksoi se preferon besnikërinë nga ana e saj dhe nuk e sheh veten në lidhje paralele.
Nikki Glaser njihet për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, si në komedi ashtu edhe në intervista, ku shpesh diskuton hapur tema që lidhen me seksin, marrëdhëniet dhe jetën personale.



