Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për rrezikim të trafikut publik

featured
Press Online
19 Maj 2026, 11:57

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, po kërkon informata që do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografitë e publikuara nga policia.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e të dyshuarit ta raportojnë përmes numrit të telefonit 192 ose në adresën elektronike [email protected]

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter