Pa energji elektrike sot disa lagje të Karposhit, Qendrës dhe Shutkës

featured
Press Online
19 Maj 2026, 11:01

Pa energji elektrike sot do të mbeten disa pjesë të komunave Karposh, Qendër dhe Shutkë.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në 14:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Aleksandar Urdarevski”, të vendosur kah kyçja e unazës në Shutkë, si dhe shfrytëzuesit e rrugës “Kozle” nga nr. 114 deri në nr. 124 në komunën e Karposhit.

Sipas informacioneve nga EVN Maqedoni, nga ora 09:15 deri në 15:15 pa energji elektrike do të mbeten edhe shfrytëzuesit e rrugës “Samoillova”, rrugës “Joakim Krçovski” dhe Muzeu i Artit Bashkëkohor – Shkup në komunën Qendër.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter