Rihanna ka tërhequr sërish vëmendjen e paparacëve dhe fansave gjatë një daljeje në New York City, ku u shfaq me një look sportiv dhe casual që u komentua menjëherë në rrjetet sociale.

Artistja u fotografua e veshur me një bluzë gri, pantallona të shkurtra sportive dhe atlete të bardha, ndërsa pamjen e plotësoi me syze dielli, një kapele të markës Miu Miu dhe bizhuteri ari.

Dalja e saj vjen vetëm pak ditë pasi Rihanna zbuloi një tatuazh shumë personal, i cili ka emocionuar fansat. Tatuazhi, i vendosur pas gjurit, është frymëzuar nga vizatimet e tre fëmijëve të saj dhe u prezantua për herë të parë gjatë Met Gala.
Punimi është realizuar nga tatuazhistit i njohur Keith “Bang Bang” McCurdy, i cili prej vitesh bashkëpunon me shumë figura të famshme të showbiz-it.

Rihanna dhe partneri i saj A$AP Rocky janë prindër të tre fëmijëve: RZA, Riot Rose dhe vajzës së tyre më të vogël, Rocki Irish Mayers.
Në daljet dhe intervistat e fundit, këngëtarja ka folur shpesh për përkushtimin ndaj familjes dhe mënyrën se si mëmësia ka ndryshuar jetën e saj, duke e cilësuar atë si rolin më të rëndësishëm që ka pasur ndonjëherë.



