Haradinaj mbështet protestën e studentëve në Shkup: Shqipja nuk është opsionale, por autoktone

featured
Press Online
17 Maj 2026, 21:40

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbështetur protestën e studentëve shqiptarë që do të mbahet nesër në Shkup lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut nuk është opsionale, por gjuhë autoktone dhe e garantuar me Kushtetutë.

Ai ka theksuar se studentët shqiptarë nuk po kërkojnë privilegje, por dinjitet, barazi dhe respekt për identitetin e tyre.

“Me zemër, me shpirt dhe me krenari jam me ju nesër, studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Zëri juaj është zëri i çdo shqiptari që nuk pranon të heshtë përballë padrejtësisë”, ka shkruar Haradinaj.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter