Bloomberg: Kosova po ndërton ushtrinë ndërsa vazhdon betejën për njohje ndërkombëtare

featured
Press Online
17 Maj 2026, 15:31

Kosova po hyn në një fazë të re të konsolidimit shtetëror, duke investuar fuqishëm në ndërtimin e ushtrisë së saj moderne paralelisht me përpjekjet për njohje të plotë ndërkombëtare, shkruan Bloomberg.

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të mirëfilltë është përshpejtuar pas luftës në Ukrainë dhe rritjes së tensioneve në Ballkan, veçanërisht në raport me Serbinë.

Mediumi amerikan thekson se Prishtina ka planifikuar investime që kapin mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë, përfshirë blerjen e dronëve, sistemeve kundërtanke, pajisjeve moderne ushtarake dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes.

Gjithashtu përmendet edhe blerja e dronëve turq Bayraktar TB2 dhe sistemet amerikane Javelin, ndërsa thuhet se Kosova po punon edhe për ngritjen e kapaciteteve për prodhim vendor të municioneve dhe pajisjeve ushtarake.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter