Dua Lipa ka emocionuar fansat në mbarë botën me një njoftim të papritur, duke zbuluar se shumë shpejt do të publikojë një film koncerti dhe një album live nga turneu i saj.
Superylli i pop-it ndau lajmin në rrjetet sociale përmes një videoje paralajmëruese, duke konfirmuar se filmi “Live From Mexico” do të publikohet më 21 maj në orën 18:00 (BST) në YouTube, ndërsa albumi live do të lançohet një ditë më pas, më 22 maj.
LIVE FROM MEXICOOOO!!! Filmi i plotë i turneut del më 21 maj… dhe albumi live del më 22 maj!!! Tani mund t’i shijojmë këto shfaqje përgjithmonë e përgjithmonë, ju dua!!!!
-shkroi artistja në postimin e saj.

Një nga surprizat më të mëdha për fansat ishte fakti se filmi i koncertit do të jetë i disponueshëm falas në YouTube, duke u dhënë mundësinë edhe atyre që nuk arritën të ndjekin turneun nga afër të përjetojnë atmosferën e performancave të saj.
Menjëherë pas njoftimit, rrjetet sociale u mbushën me komente entuziaste nga ndjekësit e këngëtares. Shumë prej tyre e falënderuan Dua Lipën për “dhuratën” ndaj fansave, ndërsa të tjerë thanë se mezi presin të rijetojnë emocionet e koncerteve.
Për shumë admirues të artistes, ky publikim konsiderohet si një mënyrë perfekte për të përmbyllur një epokë të rëndësishme të karrierës së saj, duke sjellë një kujtim të përhershëm nga një prej turneve më të suksesshme të saj deri më tani.



