Vendimi i FSHF-së për vendin vakant në Kategorinë e Parë, klubi shqiptar bën gati denoncimin në CAS!

featured
Press Online
17 Maj 2026, 07:08

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur të luhet një ndeshje finale shtesë për të përcaktuar se cila skuadër do të zëvendësojë Bylisin B në Kategorinë e Parë.

Finalja e re do të zhvillohet mes Kukësit dhe Butrintit, ndërsa axhenda e takimit do të përcaktohet së shpejti.

Kukësi ka mirëpritur këtë vendim, por Butrinti e ka kundërshtuar me forcë. Klubi i Sarandës paralajmëron se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe sportive, përfshirë edhe mundësinë e apelimit në Court of Arbitration for Sport (CAS), nëse vendimi nuk ndryshohet.

Në një postim të fshirë më pas, Butrinti theksoi se ndeshja shtesë është e padrejtë dhe ka pasoja serioze sportive, organizative dhe financiare për klubin. “Ekipi ka dalë jashtë ritmit garues, lojtarë janë larguar dhe shpenzimet e paplanifikuara janë rritur ndjeshëm,” shkruhej në deklaratë.

LEXO EDHE: Shkelje e rregullores nga Bylis B, Kukësi kërkon kthimin në Kategorinë e Parë: Nuk është hera e parë që ndodh

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter