Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, doli publikisht për të sqaruar të ardhmen e tij dhe situatën brenda klubit, duke mohuar çdo mundësi dorëheqjeje pas humbjes së titullit në La Liga dhe eliminimit të hershëm nga Champions League.
Perez theksoi se do të kërkojë një mandat të ri dhe hodhi poshtë thashethemet mbi problemet shëndetësore. Ai theksoi sukseset e klubit nën drejtimin e tij, duke përmendur 37 tituj në futboll dhe 29 në basketboll.
Në konferencë, presidenti njoftoi gjithashtu përgatitjen e një dosjeje voluminoze prej 600 faqesh për rastin “Negreira”, të cilën Real Madridi do ta paraqesë në UEFA, duke denoncuar korrupsionin sportiv që dyshohet se ka favorizuar Barcelonën.
Perez e përshkroi situatën e klubit si të padrejtë dhe të nxitur nga kritika të ekzagjeruara, duke siguruar tifozët se do të vazhdojë të mbrojë interesat e Real Madridit.



