Lefter Koka rikthehet në burg, Apeli i GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës

featured
Press Online
17 Maj 2026, 01:51

Apeli i Gjykatës së Posaçe ka marrë vendimin për rikthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Ai u shpall fajtor dhe Apeli e urdhëron të rikthehet në qeli për të vuajtur edhe pjesën e mbetur të dënimit.

Gjithashtu, Jetmir Llapaj ish-punonjës në QKB u dënua nga Apeli i Posaçme me 1 vit burg, që me gjykim të shkurtuar shkon në 8 muaj burg. Llapaj ishte shpallur i pafajshëm nga GJKKO-ja.

Në prill të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme shpalli vendimin për Inceneratorin e Tiranës duke dhënë në total 15.6 vite burg për 7 të pandehur nga 26 vite që kishte kërkuar SPAK. Lefter Koka u dënua me 3 vite burg nga 4 që kërkoi Prokuroria e Posaçme. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi i zbriti në 2 vite, kohë që do të konsiderohet e shlyer me qëndrimin në paraburgim.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter