Sot në orën 16:00, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, luhet ndeshja Teuta-Pogradeci, përballje që pritet të vendosë se cila skuadër do të luajë në Abissnet Superiore, sezonin e ardhshëm.
Ekipi bregdetar vjen si favorit në letër, ndikuar nga faktori fushë, eksperienca në elitë, por edhe sepse ka patur një javë pushim, ndryshe nga Pogradeci që ka zhvilluar një sezon të ngarkuar, me dy përballje brenda javës dhe e fundit kundër Besës që zgjati 120 minuta.
Ekipi liqenor synon të shkruajë historinë dhe të mos gabojë në sprintin final, siç ndodhi sezonin e kaluar ndaj Tiranës, ku Pogradeci nuk arriti dot të siguronte elitën.
Hera e fundit që Teuta dhe Pogradeci janë përballur së bashku ka qenë në vitin 2012, në atë kohë durrsakët fitonin 5-3.



